Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 03.11.2015 ( ditë e martë ora 15,00 ) shqyrtoi të gjitha procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e fundit si dhe inicimet e filluara për të pa disiplinuarit nga ana e Komesarit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto:
V E N D I M E
ENIS GERGULLAJ – lojtar i klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu me numër të librezës sportive 204/a dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë si portier jashtë zones së rrezikimit ) në ndeshjen e javës së – X-të të superligës për kategorinë e juniorëve ë 2 Korriku – Istogu e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARDIAN GJATA – lojtar i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva me numër të librezës sportive 1398/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 26, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive dhe provokime drejtuar asistentit të pare ) në ndeshjen e javës së – IX-të të supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve Llapi – Feronikeli e zhvilluar në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të orgaizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
PETRIT GECI – lojtar i klubit të futbollit “ Kaolini “ nga Karaqeva,me numër të librezës sportive 1509/12 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë jashtë zones së rrezikimit ) në ndeshjen e javës së – VII-të të Ligës së dytë grupi B – kategoria e seniorëve Tefik Çanga – Kaolini e zhvilluar në Tern të Feriyajit ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtruar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ALLDIN HAXHIJAHA – lojtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci me nuër të librezës sportive 924/10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 20, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e qëllimshme pa top e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Rahoveci – Ramiz Sadiku e zhvilluar në Rahovec ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
SENAD ALIRIFA – kryetrajner i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci mre numër të librezës 43/Pz në procedure ti inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për manifestim të sjelljeve jot ë mira ndaj treshës së gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes së javës së – XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Rahoveci – Ramiz Sadiku e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit Senad Alirifa )
DENOHET
Me të holla në shumë prej 250 EURO ( dyqind e pesdhjetë) në bazë të Rregullores disioplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati I pagesës së denimit të shqiptuar me të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragraf.1)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes – piblikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 03.11.2015. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë , datë 03.11.2015 Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.