ffk-llogofinKomisioni disiplinor  i shkallës së pare në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me date 12.11.2015 ( ditë e enjtë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave të kërkuara – plotësuese për të pezulluarit, konform disipozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
 
V  E  N  D  I  M  E  :
 
BAHRI  KERA ; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të librezës sportive  0354 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  20 në procedure të hapur disiplinore  ( i pezulluar ) nga mbledhja e kaluar e komisionit, p`r ndëshkim me karton të kuq (  ofendime drejtuar tifozerisë  nikoqire ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së  – XIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin  “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të pezulluar )
DENOHET
Me ndalesë loje p;r 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas  radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
FARUK  STATOVCI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria në procedure  të pezullimit nga ana e komisionit disiplinor për  manifestim të sjelljeve josportive  ( fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) gjatë ndeshjes së javës së – XIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – BESA e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit të pezulluar );
DENOHET
Me të holla në shumë prej  250  EURO ( dyqind e pesdhjetë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi  1 pika  3 dhe neni 10 pargarfi  2.Afati i oagesës së dënimit të shqiptuar  në të holla është 15 ditë, nga dita e sjelljes së këtij vendimi date 12.11.2015.
 
 
RAMADAN BUNJAKU ; zyrtar  në  klubin e futbollit  “ DRITA “ nga GJilani n~ procedure  pezullimi nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive  (  ofendime  drejtuar gjyqtarit të katërt pas përfundimit të pjesëlojës së pare )  në ndeshjen e javës së – XIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  DRITA  – FERONIKELI  e zhvilluar  në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e të pezulluarit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  ; VEREJTJE  E  FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  1.
 
 
MIRSAD  IDRIZI ; lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “  nga Ferizaj me numër të librezës sportive  10722 dhe  i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për  ndëshkim me karton të kuq (  fyerje dhe sharje drejtuar  gjyqtarit kryesor  Besnik Batalli )  në ndeshjen e javës së – XII-të të Ligës së pare të Kosovës në  futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHE  KOSOVA – FERIZAJ “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të  Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
ARMEND  KOLGECI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit  “ BALLKANI “ nga Theranda, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të sjelljeve josportive  ( fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së  – XI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve BALLKANI – FLAMURTARI  e zhvilluar në stadiumin e qytetit  në Therandë  ( Raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e të pëzulluarit )
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
 
 
NASER  SINANI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës  në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, përlëshime në kryerjen e dërtyrës zyrtare nga ndeshja e javës së  – XII-të  Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – FLAMURTARI e zhvilluar më Therandë ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
 
Me ndalesë të kryerjes së dëtyrës  së delegatit ( vëzhguesit )  në kohëzgjatje  për 2 ( dy )  muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 74 paragrafi 1 pika 1
FLORIAN  GAXHERRI ; lojtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIMI “ mga Gjakova me numër të librezës  11545 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  17,, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq  ( për  shkelje të paqëllimt e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së  -X-të të Ligës së pare të Kosovës  në futboll për kategorinë e juniorëve ; VLLAZNIMI – VUSHTRRIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të p`ezulluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
SHPETIM  IDRIZI ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPCA  89 “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive  5504 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( loja me dorë e paqëllimt në vijën fatale të portës ) në ndeshjen e javës së  XIV-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – TREPCA 89 “ e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve  dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores dispiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
ARBER  MUHAXHERI ; – përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja , në procedure të pezulluar nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për  manifestim të sjelljeve josportive – fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të dytë  në lokalet e zyrtarëve pas përfundimit të  ndeshjes së javës së  XIV-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – TREPCA  89  e zhvilluar në stadiumin  “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve  )
DENOHET
Me  ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub  në kohëzgjatje për 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
 
 
KESHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë ) ditëve, nga data e  sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 12.11.2015 – respektivisht  nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar  nga  ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit
 
Prishtinë, 12.11.2015                                                                    Kryetari ;  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.