Komisioni disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e mbajtur me datë 20.11.2015 ( ditë e premtë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komesarëve të garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto :
V E N D I M E :
VISAR BEKAJ – lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 7677 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar – zvarritje për ta larguar nga fusha) në ndeshjen e javës së – XV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ë PRISHTINA – BESA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
AGRON CACAJ – lojtar i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja me numër të librezës sportive 4539 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( për kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në Futboll për kategorinë e sniorëve PRISHTINA – BESA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosocës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ALBAN SHILOVA – lojtar i klubit të futbollit “ DRITA “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 10305 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për ndësjkim me karton të kuq ( goditje e qëllimt me bërryl e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – XV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : DRITA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve, deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar si dhe inqizimi televiziv )
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
QERIM TERSHANA – lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të librezës sportive 4773 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – XIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : 2 KORRIKU – FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin e klubit të futbollit “ 2 Korriku “ nga Arbëri ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARTON GOJANI – lojtar i klubit të futbollit “ LUFTETARI “ nga Brekoci i Gjakovës me numër të librezës sportive 1082/10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së – XIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : LUFTETARI – RAHOVECI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësues e e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dztë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 20.11.2015, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë ,datë 20.11.2015 Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.