Komisioni disiplinor i shkalles së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 03.05.2016 ( ditë e martë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disilinore nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 30.04 dhe 01.05.2016 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave shtesë plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto:
V E N D I M E :
KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinoree nga ana e komesarit të garave , për mos kryerje të obligimeve financiare ndaj zyrtarëve nga ndeshja e javës së ; XXVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – LIRIA e zhvilluar me datë 01.05.2016 në stadium “ Bajram Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës ( grumbullimin e provave –dhe sjelljen e vendimit përfundimtar ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Vushtrria “ nga Vushtrrria Faruk Zeneli lidhur me rastin, afati date 05.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
ILIR IZMAKU : lojtari i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezes sportive 7854 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosoves më numër 21 në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave z Ismet Ahmeti ,( për ndërhyrje të ashpër dhe brutale në lojtarin kundërshtar minuta 33 ) në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Ferrki Aliu “ në Vushtrri ( arportet e zyrtarëve dhe inqizimi televiziv )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ,deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lendës – provave ). Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit Ilir Izmaku dhe e gjyqtarëve nga kjo ndeshje ( Tefik Maloku, Edmond Zeqiri, Bekim Rama dhe Mentor Baliu ) afati date 05.05.2016. ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
TAULANT AVDYLI : lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive 1468/M dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave Ismet Ahmeti, për goditje me beryl – e qëllimt e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XXVIII_të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – LIRIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimi televiziv )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për ndeshjet e radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lendës – provave ). Kërkohen deklarata plotësuese nga lojtari I pezulluar Taulant Avdyli si dhe gjyqtaret e këtij takimi; Tefik Maloku, Edmond Zeqiri, Bekim Rama dhe Mentor Basliu. Afatio date 05.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
FISNIK RAMADANAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të librezës sportive 1/3150 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 23 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për doditje të qëllimt me beryl lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrrui ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( deri në kompletimin e lendës – provave ). Kërkohen deklarata plotësuese nga lojtari I pëzulluar Fisnik Ramadani si dhe gjyqtaret ; Tefik Maloku, Edmond Zeqiri, Bekim Rama dhe Mentor Baliu. Afati date 05.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
FISNIK PAPUÇI ; lojtar i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja me numër të librezës sportive 10115 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5 në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar dhe grushtimi i të njejtit , qëllimisht ) në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimi televiziv )
DENOHET
Me ndalesë loje për 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FETIM KASAPI ; lojtar i kluibit të futbollit “ BESA “ nga Peja me numër të librezës sportive 5366 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e dhe ofendim drejtuar asistentit të takimit Erduan Baliqi ) në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
DARDAN JASHARI ; lojtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të librezës sportive 7149 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në qytetin e Pejes ( rapoprtet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disipliunore neni 38 paragrafi 3.
ARBEN MUSTAFA ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 1233/11 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar ) gjatë ndeshjes së javës së XXV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin “ ADem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
HAXHI KURHASKU ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ VELLAZNIMI “ nga Gjakova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjes ( fyerje dhe sharje drejtuar treshes së gjyqtarëve ) së javës së XXV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – VELLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në qytetin e Ferizajit ( raportet e zyrtarëve )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyrës së trajnerit dhe obligimeve tjera në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( grumbullimin e lendës – provave ) . Kërkohet deklarata plotësuese nga trajnerei I pezulluar Haxhi Kurhasku, afati date 05.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendim e ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimin në BUletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 03.05.2016
Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.