Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e vet të mbajtur më datë 13.05.2016 (ditë e premte ora 14,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisarit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit date 11.05.2016 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto:
V E N D I M E :
KF “ VITIA “ nga VItia në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( sulm fizik dhe grushtime në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të pjesëlojës së pare në zhveshtoret eklubit – lokalin e gjyqtarëve ) së javës së XXVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – VLLAZNIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Viti ( raportet shtesë të zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 500 EURO ( pesqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2.
KF “ VLLAZNIA “ nga Pozharani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disipolinor për hudhje të gjasendeve – fishekzjarreve në fushë, ku edhe pati ndërprerje të lojës nga e njejta arsye ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
ARTA RAMA : lojtare e KFF “ MITROVICA “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 144 dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , e identifikuar si shkaktare kryesore e incidentit të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes të Ligës së futbollit të Femrave MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raporte e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarëe së pezulluar Arta Rama )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje prej ; 6 ( gjashtë ) muajve për ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.
SYLEJMAN MORINA ; ekonom në klubin e futbollit të femrave “ MITROVICA “ nga Mitrovica në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor i identifikuar si pjesëmmarrës në përplasjet e shkaktuara pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së futbollit të femrave MITROVICA _ HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet shtesë të zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e përsonit të pëzulluar);
LIROHET
Nga procedura disiplinore , nga shkaku së mungojnë provat e mjaftueshme për shqiptim të mases disiplinore.
SEID OMBASHI ; kryetrajner në klubin e futbollit të femrave “ MITROVICA “ nga Mitrovica, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për sulm fizik në lojtaret kundërshtare pas përfundimit të ndeshjes së javës së XIV-të të Ligës së futbollit të femrave MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit të pezulluar Seid Ombashi ) ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej 250 EURO ( dyqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga data e sjelljes së këtij vendimi.
HAVA DAKAJ ; lojtare e klubit të futbollit të femrave “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 332 dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së XIV-të për Ligën e futbollit të femrave ; MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë, ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalese lojë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
XHEMILE BERISHA ; lojtare e klubit të futbollit të femrave “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 20 dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosoves me numër 13, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për ndëshkim me karton të kuq ( shqelmim i qëllimshem i lojtares kundërshtare ) gjatë ndeshjes së javës së XIV-të të Ligës për futbollin e femrave ; MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
XHAVIT PACOLLI ; drejtor i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( fyerje dhe sharje drejtuar zyrtareve të ndeshjes dhe organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës ) gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së XIV-të të Ligës për futbollin e femrave ; MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 500 EURO ( pesqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga data e sjelljes së këtij vendimi.
MUHAMET GASHI ; ekonom në klubin e futbollit të femrave “ HAJVALIA “ nga Hajvalia në procedurë të peullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , Për sulm fizik në lojtaret e ekipit rival pas përfundimit të ndeshjes së javës së XIV-të MITROVICA – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për 3 ( tre ) muaj të radhës për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5
GRANIT AVDYLI ; lojtar Iëi klubit të futbollit “ DUKAGJINI “ nga Klina me numër të librezes sportive 7039 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar asistentit Deli Muriqi ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; 2 KORRIKU – DUKAGJINI e zhvilluar në Arberi të Prishtinës ( deklarata plotësuese e lojtarit dhe raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “ DRITA “ nga GJilani, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave ( në bazë të raporteve të zyrtarëve të takimit ) , për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së XXXI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet ; sulm I një grupi të tifozeriosë nikoqire në lojtaret e ekipt mysafir, pas përfundimit të ndeshjes )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës ( provave – vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e e klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani lidhur me rastin. Afati date 16.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
VETON KELMENDI ; lojtar i klubit të futbollit “ 18 KORRIKU “ nga Fortesa e Rahovecit me numër të librezës sportive 10169 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga komesari i garave për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XXI-të të Ligës së dytë të futbollit kategoria e seniorëve grupi B ; 18 KORRIKU – LEPENCI e zhvilluar në Forteë të Rahovecit ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 ( katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
SADAT KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të librezes sportive 7076 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 46, në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( provokime në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XXII-të të Ligës së dytë t futbollit për kategorinë e seniorëve grupi B ; 18 KORRIKU – LEPENCI e zhvilluar në Fortesë të Rahovecit ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të ndëshkuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi ( publikimi ) në Buletinin Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës date 13.05.2016 , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.
Prishtinë, datë 13.05.2016