Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë; 04.04.2019 ; shqyrtoi ankesën e Klubit të futbollit “ULPIANA “ nga Lipjani me numër të protokollit 387/1 të datës 02.04.2019 , e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të dates 26.03.2019 në dënimin e klubit me të holla në shumë prej ; 800 euro (tetëqind euro) për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XII-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; ULPIANA – GjAKOVA e zhvilluar në Lipjan, dhe për të njejtën duke iu referuar raporteve zyrtare konform Rregullores disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika a. duke vendosur ankesën e ushtruar sjelli këtë;
V E N D I M ;
a) Refuzohet ankesa e klubit të futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër të protokollit 387/1 e dates 04.2019 si e pabazuar.
b) Vërtetohet vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë datë; 26.03.2019 dhe dënimi i shqiptuar me të holla në shumë prej; 800 euro (tetëqind euro) mbetet në fuqi.
A r s y e t i m
Me rastin e shqyrtimit të ankesës së klubit të futbollit “Ulpiana“ nga Lipjani, Komisioni për bazë pati raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ( gjyqtarëve dhe delegatit ) dhe nga të njetat bazuar në të gjitha faktet relevante vertetoi vendimin e organit disiplinor të shkallës së pare i cili është zbatuar drejtë dhe me përpikëri konform dispozitave juridike duke aplikuar ligjerisht Rregulloren disiplinore nenin 50 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafin 2 pika 5.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi- publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë, datë 04.04.2019
Kryetari, Afrim Prekazi
Komisioni për Ankesa – disiplinor i shkallës së dytë në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.04.2019, shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 26.03.2019 në dënimin e lojtarit PETRIT TAHIRI me numër të ID kartelës; 01275M93 me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe nga e njejta duke iu referuar raporteve plotësuese dhe provave shtesë të ofruara nga ana e pales së ankimuar lidhur me rastin bazuar në Rregulloren disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c, duke vendosur ankesën e ushtruar nga ana e pales së ankimuar sjelli këtë ;
V E N D I M
Ndryshon pjesërisht vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë datë 26.03.2019 dhe dënimin e shqiptuar për lojtarin Petrit Tahiri me numër të ID kartelës; 01275M/93 me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje e zbret në ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Me rastin e shqyrtimit të ankesës , organi disiplinor I shkallës së dytë – komisioni për ankesa , bazuar në provat e ofruara nga ana e pales së ankimura dhe deklaratave plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes , ndryshoi pjesërisht vendimin e organit disiplinor të shkallës së pare të dates 26.03.2019 ,dhe dënimin prej ; 3 ndeshjeve e zbret në ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare moslojë nga shkaku së vepra e të pandehurit nuk I ka veçoritë e kundërvajtjës në përputhje me llojin dhe lartësin e dënimit të shqiptuar, me ç`rast edhe arsyetohet vendimi I ndryshuar nga ana e komisionit për ankesa.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës për mbrojtje të Rregullores ( ligjshmerisë ) në afat kohor prej 15 ditëve, nga data e sjelljës së këtij vendimi – respektivisht nga data e publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së.
Prishtinë, datë, 05.04.2019
Kryetari, Afrim Prekazi