Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.08.2022 shqyrtoi e kërkesën e FC “Vushtrria” drejtuar Komitetit Ekzekutiv, i cili ktheu lëndën  me nr  Reference 1127/1 datë 23.08.2022, në shqyrtim te Komisioni i Ankesave –shkalla e dytë, lidhur me incidentin në ndeshjen e barazhit Malisheva – Vushtrria, zhvilluar në Podujevë me datë 28.05.2022.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e në mbledhjen e mbajtur më datë 24.08.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë datë 08.06.2022 Ndryshohet nga dy ndeshje moslojë pa praninë e shikuesve, ne nje ndeshje moslojë pa praninë e shikuesve në stadiumin ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri.

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të ofruara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika C të Rregullores Disiplinore. Në bazë të administrimit të provave shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese konstatohet se kërkesa e FC “Vushtria” është e bazuar lidhur me pretentimin e paraqitur. Duke parë se FC “Vushtrria” me datë: 30 Maj 2022 ka bërë publike kërkim faljen lidhur me situatën e krijuar në ndeshjen me KF “Malisheva” duke shprehur keqardhje dhe mori të gjitha përgjegjësitë lidhur me pasojat e krijuara, gjithashtu komisioni ka bërë verifikimin e procesverbalit të ndeshjes FC “Vushtrria” – KF “Flamurtari“, ndeshjen e zhvilluar me datë: 20.08.2022 në xhiron e parë të Ligës së Parë të Kosovës ndeshje e zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri dhe nga procesverbali konstatohet se FC “ Vushtrria” në mënyrë strikte i është përmbajur dënimit që ndeshja të zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Bazuar në këto të dhëna Komisioni i Ankesave e ndryshon vendimin e shkallës e parë në ndeshjen e barazhit Malisheva – Vushtrria zhvilluar në Podujevë, me datë 28.05.2022, duke konstaur se është arritur efektshmeria e vendimit dhe se ndryshimi i këtij vendimi do të ndikojë që edhe në të ardhmen klubet e futbollit në të gjitha nivelet do të vetëdijesohen me shumë në zbatimin e rregullativave dhe normave juridike të FFK-së.

Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së).

Prishtinë:
Datë:24.08.2022
Sitki Baftiu, kryetar