Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 07.05.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 30-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, me përjashtim të ndeshjeve, KF Gjilani – KF Flamurtari dhe KF Llapi – KF Trepça ‘89, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj zyrtarit të KF “Llapi”, Muhamet Rexhepi me nr ID 002413M88 (motivi – përjashtim nga bankina për protesta ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor B.Kosumi në ndeshjen KF Llapi – KF Trepça ’89, e zhvilluar në Podujevë me datë 05.05.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “Llapi” Bekim Mulliqi me nr ID 011415M71 (motivi – përjashtim nga bankina për protesta ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor B.Kosumi në ndeshjen KF Llapi – KF Trepça ’89, e zhvilluar në Podujevë me datë 05.05.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF “Trepça ‘89“, Gëzim Rusi me nr lic 11 dhe nr ID 000531M94 (motivi – grushtim lojtarin kundërshtar në min e 76 sipas incizimit TV të Rregullores Disiplinore neni 93 Paragrafi 1, pika 6 në ndeshjen KF Llapi – KF Trepça ‘89)
4.Ndaj KF “Drita“ (motivi – fyerje në kor drejtuar ekipit kundërshtar, konkretisht në min 63 dhe 93 në ndeshjen KF Drita – KF Prishtina) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj KF “Gjilani” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes, ku min e 63-të dy tifozë vendas kanë hyrë në fushë për sulm ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, ku pas përfundimit të ndeshjes duke shkuar në zhveshtore (tunel) pati fyerje – sharje dhe sulm ndaj gjyqtarëve sipas raporteve të peronave zyrtarë të ndeshjes, si dhe demolimit të veturës të gjyqtarit kryesor të ndeshjes në ndeshjen KF Gjilani – KF Flamurtari) sipas raportit të super vëzhguesit.
6.Ndaj anëtarit të kryesisë të KF “Gjilani” Skender Zuka (motivi- sulm fizik ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes KF Gjilani – KF Flamurtari) sipas raportit të super vëzhguesit.
7.Ndaj ndihmës trajnerit të KF “Gjilani”, Sallah Sherifi (motivi – fyerje ndaj gjyqtarëve të ndeshjes pas përfundimit të ndeshjes KF Gjilani – KF Flamurtari). Sipas raportit të super vëzhguesit.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.17 dt. 07.05.2019
Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 07.05.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 27-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018 /2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj delegatit të ndeshjes Hazir Alidema (motivi – vonimi i tij prej 20 min në ndeshjen KF Vitia – KF Arbëria) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj KF “Fushë Kosova” (motivi – hedhje e mjeteve piroteknike në fushë me bari artificial në min 2, 5, 29 dhe 30 si dhe demolimi i rrethojave të fushës në ndeshjen 2 Korriku – Fushë Kosova) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj kryetarit të KF “Trepça” Avni Haxhiu (motivi –sulm ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes (kapje për fyti) në ndeshjen KF Trepça – KF Vëllaznimi) sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.21 dt. 07.05.2019.