Komisioni i Garave i Ipko Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 13.02.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të fazës së çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës për edicionin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
Inicime disiplinore
– ndaj lojtarit të FC Gjilani, me nr.29 Franc Veliu, ID nr.017582M88; për shkak se në minutën e 61-të shkakton ndërhyrje të pa lejuar si lojtar i fundit, pengim i shënimit të golit në ndeshjen Drenica – Gjilani.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së