Komisioni i Garave i Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 24.09.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës për Kampionatin 2020/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 2-të të Superligës në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
Inicim disiplinor
ndaj: FC Ballkani, për lëshim në organizimin e ndeshjes, për shkak se shumë persona të paautorizuar janë lejuar të vendosen në tribuna, në kundërshtim me vendimin e MSH-së dhe IKSHPK-së, lidhur me masat anti Covid-19, për çka në minutën e 9-të është ndërprerë ndeshja. Po ashtu në minutën e 47-të është ndërprerë ndeshja për tre (3) minuta, sepse disa simpatizues të Ballkanit jashtë stadiumit kishin ndezur mjete piroteknike, tymi i të cilave kishte pushtuar stadiumin dhe ishte pamundësuar zhvillimi i ndeshjes derisa tymi ishte larguar.
ndaj: FC Llapi, për lëshim në organizimin e ndeshjes, për shkak se shumë persona të paautorizuar janë lejuar të vendosen në tribuna, në kundërshtim me vendimin e MSH-së dhe IKSHPK-së lidhur me masat anti Covid-19, për çka në minutën e 22-të ndeshja është ndërprerë për tre (3) minuta.
ndaj: KF Arbëria, për lëshim në organizimin e ndeshjes, për shkak se shumë persona të paautorizuar janë lejuar të vendosen në tribuna, në kundërshtim me vendimin e MSH-së dhe IKSHPK-së lidhur me masat anti Covid-19, për çka ndeshja ka filluar me 13 minuta vonesë.
ndaj: nënkryetarit të FC Llapi, Amrush Batatina, motivi: Ndëshkim me karton të kuq direkt për shkak të sharjeve dhe ofendimeve të rënda ndaj referit kryesor të ndeshjes.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së