Komisioni i Garave i Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 28.09.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 3-të të Superligës dhe ndeshjet e javës së 1-rë të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
Inicim disiplinor
ndaj: KF Ramiz Sadiku, për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes, ku janë lejuar të hyjnë në tribuna një numër i konsiderueshëm i shikuesve në kundërshtim me vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK-së dhe KE të FFK-së, në ndeshjen Ramiz Sadiku – Kika.
ndaj: lojtarit të KF Dardana, me nr.3 Eduardo Elias da Silva, me numër të ID nr.020652M99, për shkak se në minutën e 61-të të ndeshjes dyshohet se e kishte goditur lojtarin kundërshtar, për çka gjyqtari e kishte ndëshkuar direkt me karton të kuq, në ndeshjen Dardana – 2 Korriku.
ndaj: lojtarit të KF 2 Korriku, me nr.8, Andi Oruqi m e ID nr.002196M96, për shkak të ndëshkimit direkt me karton të kuq, dyshohet ta ketë goditur lojtarin kundërshtar, në ndeshjen Dardana – 2 Korriku.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së