Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 13.10.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së katërt të Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 4-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
Inicim disiplinor
-ndaj drejtorit sportiv të KF KEK-u, Valdet Aliu, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq për sharje/ofendim ndaj asistentit të parë Benon Këpuska, në ndeshjen Flamurtari – KEK-u.
-ndaj KF Kika për lëshime në organizimin e ndeshjes; dështim në zbatimin e vendimit të MSH,
IKSHPK dhe FFK-së, lidhur me masat parandaluese ndaj Covid-19 – numër i papërcaktuar i tifozëve në tribuna, në ndeshjen Kika – Ulpiana.
-ndaj KF Dardana, për shkak se në minutën e 77-të, gjyqtari ndërpreu ndeshjen për tre minuta derisa u larguan nga tribuna zyrtarët e KF Dardana, të cilët kanë ofenduar zyrtarët e ndeshjes, në duelin Ramiz-Sadiku – Dardana.
-ndaj KF 2 Korriku-u; për lëshim në organizimin e ndeshjes, dështim në zbatimin e vendimit të MSH, IKSHPK dhe FFK-së, lidhur me masat parandaluese ndaj Covid-19, numër i papërcaktuar i tifozëve në tribuna, në ndeshjen 2 Korriku-Vitia.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së