Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 19.10.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 6-të të Superligës dhe të javës së 5-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
Inicim disiplinor
-ndaj zyrtarit për siguri të ndeshjes Mehmet Haxhija, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes Trepça-Dukagjini, derisa lojtarët mysafirë po dilnin nga terreni, i kishte provokuar dhe ofenduar ata.
-ndaj kryetrajnerit të KF A&N, Genc Tamniku, ID: 018076M66, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt, sharje dhe ofendime ndaj referit kryesor në ndeshjen Onix – A&N.
-ndaj kryetrajnerit të KF Dukagjini, Armend Dallku, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes, Trepça-Dukagjini, kishte hyrë në fushë, ishte përshëndetur me referët e ndeshjes, ndërkaq referin kryesor e kishte kërcënuar dhe ofenduar.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së