Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 26.10.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:


V E N D I M E

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 8-të të Superligës dhe të javës së 7-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë (përveç ndeshjes Ulpiana – Dardana, e cila luhet sot).

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

Inicim disiplinor

-ndaj FC Trepça ’89, për shkak të dështimit në respektimin e masave anti Covid-19 sipas ligjit dhe vendimeve të MSH-së, IKSHPK-së dhe FFK-së, për çka ndeshja kishte filluar me vonesë, duke përfshirë edhe fillimin e pjesës së dytë, në ndeshjen e javës së 8-të të Superligës, Trepça’89 – Ballkani.

-ndaj lojtarit të KF KIKA me nr.fanelle 7, Vllaznim Jashari, ID. nr.002774M91, për shkak se në minutën e 83-të, shan dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt, në ndeshjen e javës së 7-të të Ligës së Parë, 2 Korriku – Kika.

-ndaj lojtarit të KF 2 Korriku me nr.fanelle 33, Landrit Rama, ID. nr.000790M97, për shkak se në minutat shtesë të ndeshjes kishte sharë dhe ofenduar lojtarët e ekipit kundërshtar, për çka u ndëshkua me karton të kuq. Pas ndëshkimit me të kuq, i njëjti ishte vërsulur ndaj referit kryesor duke e sharë, ofenduar dhe e kishte tërhequr për fanelle me qëllim sulmi ndaj referit kryesor, në ndeshjen e javës së 7-të të Ligës së Parë, 2 Korriku – Kika.

-ndaj lojtarit të KF Vëllaznimi, me nr.fanelle 1, Adi Hyla, ID. nr.010135M01, për shkak se kishte ndërhyrë me dorë jashtë zonës së rreptësisë, duke mohuar mundësin e golit ekipit kundërshtar, në ndeshjen e javës së 7-të të Ligës së Parë, Malisheva – Vëllaznimi.

-ndaj kryetrajnerit të KF Vëllaznimi, Ekrem Radoniqi, ID:006747M67, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes e kishte kërcënuar referin kryesor në ndeshjen e javës së 7-të të Ligës së Parë, Malisheva – Vëllaznimi.


Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së