Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 15.12.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 18-të të Superligës në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për:
Inicim disiplinor
-ndaj FC Prishtina, motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes, në minutën e 15-të, është ndërprerë ndeshja për 5 minuta, ngase një numër i shikuesve ishte futur në tribuna, në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK-së dhe FFK-së.
-ndaj kryetrajnerit të KF-Feronikeli, Klodian Duro, ID. 022478M77; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcimin për media në një studio televizive deklaron: ”Ekipi që është në vend të parë është i favorizuar nga gjyqtarët!”. Duke u prononcuar në këtë mënyrë ai ka dëmtuar rëndë imazhin e organeve të FFK-së, pasi kjo është deklaratë shpifëse, fyese, ofenduese dhe në kundërshtim me etikën sportive.
-ndaj kryetrajnerit të KF Ballkani, Ismet Munishi, ID. 009766M74, motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Prishtina – Ballkani, në prononcimin për media dhe në rrjete sociale përdor fjalor të papërshtatshëm ofendues, linques, fyes, banal, nënçmues dhe degradues ndaj personaliteteve sportive, në kundërshtim me etiken, edukatën dhe kodin e sjelljes së punëtorëve sportiv (trajnerit të futbollit).
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së