Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë i kryesuar nga Abdyl Bellopoja kryetar dhe Isak Ejupi e Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e datës 12.02.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto vendime :

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave hapi procedurë disiplinore për këto raste:

Inicim disiplinor

-ndaj FC Llapi, motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes Llapi-Ballkani. Hedhje të fishekzjarrëve në fushë gjatë ndeshjes në min 1, 4, 34, si dhe prezencës së shikuesve në tribuna në shpërputhje me masat anti Covid 19.

-ndaj lojtarit të FC Drita me nr 20 Erion Vucaj nr ID 011432M90; motivi: Fyerje e rëndë ndaj referit kryesor.

-ndaj lojtarit të KF Ballkani me nr 92 Damir Ljuljanoviç nr ID 023426M92; motivi:Loja me dorë jashtë zonës së rreptësisë (16 metërshit).

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së