Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e datës 26.02.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës. në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave, hapi procedurë disiplinore për këto raste:

Inicim disiplinor

-ndaj futbollistit të KF “Feronikeli“ , me nr 10 Besmir Bojku me nr ID 015417M95.
Motivi: Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit, duke parandaluar mundësinë e shënimit të golit, për çka nga gjyqtari kryesor ndëshkohet me karton kuq. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes  Feronikeli – Drenica.

-ndaj kryetrajnerit të KF “ Feronikeli”, Klodian Duro me nr ID 022478M77. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët dhe shtabi teknik mysafirë derisa festonin fitoren në mes fushë, i njëjti afrohet dhe provokon mysafirët, me ç’rast shkakton incident në mes të skuadrave dhe me ndërhyrjen e policisë evitohet eskalimi i situatës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së