Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e datës 08.03.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 17-të të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, Komisioni i Garave mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 17-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave, vendosi për:
Inicim disiplinor
ndaj: kryetarit të SC Gjilani, Florim Zuka, ID.nr.007215M70; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, me të hyrë në lokalet zyrtare, akuzon dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes, Gjilani – Arbëria.
ndaj: SC Gjilani; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, personi i paautorizuar (nuk ishte në protokollin zyrtar) Sevdai Robelli, hyn në fushë dhe ofendon me fjalët më banale referët e ndeshjes, në çka reagon policia dhe me ndihmën e tyre referët vazhdojnë për në deshtore, në ndeshjen Gjilani – Arbëria.
ndaj: drejtorit të SC Gjilani, Sevdail Robelli, ID.nr.007656M79; motivi:Pas përfundimit të ndeshjes, si person i paautorizuar (nuk ishte në protokollin zyrtar), hyn në fushë dhe ofendon me fjalët më banale referët e ndeshjes, në çka reagon policia dhe me ndihmën e tyre referët vazhdojnë për në deshtore, në ndeshjen Gjilani – Arbëria.
ndaj: lojtarit të KF Drenasi, me nr.22 Flamur Shala, ID.nr.011361M92; motivi: Ndëshkim me karton të kuq direkt, fyerje ndaj referit kryesor të ndeshjes, Malisheva – Drenasi.
ndaj: kryetarit të KF KEK-u, Besnik Mjeku; motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë derisa referët po shkonin në zhveshtore, kërcënoi dhe ofendoi gjatë gjithë rrugës. I njëjti edhe pasi referët kanë hyrë në zhveshtore ka vazhduar me ofendime dhe kërcënime, edhe pse i njëjti ishte nën masën disiplinore të shqiptuar nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, në ndeshjen KEK-u – Ramiz Sadiku.
ndaj: kryetrajnerit të KF Istogu Nazmi Rama, me licencë UEFA 00057; motivi: Ndëshkim me karton të kuq direkt, ofendim ndaj asistentit të parë të ndeshjes, Dukagjin – Istogu.
ndaj: përfaqësuesit zyrtar të KF Vllaznia, Agon Pira, nr.personal: 1171550056; motivi: Ofendim i rëndë ndaj referit kryesor të ndeshjes, 2 Korriku – Vllaznia.
ndaj: kryetrajnerit të KF Vllaznia,Besart Cecelia, ID.nr.0082215M77; motivi: Pasi ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdh dhe të kuq, derisa po largohej nga fusha, ofendon referët e ndeshjes, 2 Korriku – Vllaznia.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Prishtinë 08.03.2021