Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e datës 12.03.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 18-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

                                              V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 18-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave hapi:

Inicime disiplinore:

ndaj: Lojtarit me nr.33 të FC Ballkani, Arbër Pekazi, ID.000356M89;
Motivi: Sjellje josportive, në minutën e 71-të, gjyqtari e ndëshkon me kartonin e kuq pas dy të verdhëve. Lojtar fillon me ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Superligës së javës së 24-t, Arbëria –Ballkani.

ndaj: Lojtarit me nr.22 të KF Ferizaj, Elbasan Thaqi, ID.nr.001606M91.
Motivi: Ndëshkim me karton të kuq direkt, ndërhyrje e rrezikshme me taka në kokë, duke ja pa mundësuar vazhdimin e lojës lojtarit kundërshtar. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi A java e 18-të, Ferizaj –Vita

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Prishtinë 12.03.2021