Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më datë 16.03.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 19-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E:
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 19-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Komisioni i Garave vendosi që takimi i xhiros së 26-të e Superligës Prishtina –Gjilani, i paraparë të zhvillohet me 21.03.2021 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë të shtyhet për një termin tjetër . Arsyeja e shtyrjes është ruajtja e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e Kombëtares.
3.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe medieve hapi procedurë disiplinore për këtë rast:
Inicim disiplinor:
-ndaj kryetarit të KF “Dardana“, Sevdai Kastrati me nr ID: 009506M84. Motivi: Në minutën e 90-të të ndeshjes Sevdai Kastrati futet në bankinë edhe pse nuk ishte në protokollin zyrtar, ofendon gjyqtarin kryesor. Veprimin e njëjtë e përsëriti edhe pas përfundimit të ndeshjes, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 19-të të Ligës së Parë, Grupi B, Upiana –Dardana.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Prishtinë 16.03.2021