Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e datës 05.05.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros 25 të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 25-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave mori vendim për:

Inicim disiplinor

-ndaj kryetrajnerit të KF “A&N” Megzon Visoka me nr ID 000278M87; motivi: Në minutën e 90+’ ofendon rëndë dhe kërcënon gjyqtarin kryesor në ndeshjen e javës së 25-të, Liga e Parë, Grupi B, A&N –Liria, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas zyrtarëve të ndeshjes.

-ndaj lojtarit të KF “ Vitia “ me nr 11 Përparim Livoreka me nr ID 000278M87; motivi: Pas ndëshkimit me karton të verdhë reagon në vendimin e gjyqtarit duke e ofenduar. Me veprime të njëjta ka vazhduar edhe gjatë largimit për në zhveshtore. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes KEK-u-Vitia e javës së 25-të, Liga e Parë Grupi B.

-ndaj: KF “Vushtrria”; motivi: Në ndeshjen e javës së 24-të, Liga e Parë Grupi A, Malisheva – Vushtrria kishte aktivizuar pa të drejt loje (me 4 kartonë të verdhë) , lojtarin me nr 11 Adnard Mehmeti në kundërshtim me nenin 57 të propozicioneve të garave . Sipas protokolleve zyrtare të ndeshjeve të javës 15,18,21 dhe 23.

-ndaj lojtarit të KF “Vushtrria” me nr fanelle 11 Adnard Mehmeti nr ID 007369M01; motivi: Në ndeshjen e javës së 24-t të Ligës së Parë Grupi A, Malisheva – Vushtrria është aktivizuar pa të drejtë loje (me 4 kartonë të verdhë) . Sipas protokolleve zyrtare të ndeshjeve të javës 15,18,21 dhe 23.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor I FFK –së / Komisioni I Apelit I FFK-së , në bazë të nenit 85, pika 3 , e Rregullores së Garave , në afatin prej 3 ditësh nga publikimi I këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së , apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 05.05.2021