Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 23.05.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjes së barazhit të Ligës së Parë, KF Dukagjini – KF Flamurtari zhvilluar me 21.05.2021 në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohet ndeshja e barazhit e Ligës së Parë, Dukagjini-Flamurtari me rezultatin 2:1 të arritur në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për

Inicim disiplinor

-ndaj lojtarit të KF Dukagjini me nr fanelle 16 Leonard Marmullaku dhe nr ID 002345M02.
MOTIVI: Në Në minuten e 90+, ndërhyn brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (fraktur në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive.

-ndaj: KF Flamurtari; MOTIVI: Mos posedimi i dy palë fanellave me ngjyra të ndryshme për lojë, që është obligim i ekipit mysafir sipas nenit 81, paragrafi 3 i propozicioneve të garave, për çka ishte vonuar fillimi i ndeshjes për dymbëdhjet (12) minuta. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive.

Këshilla juridike :

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Prishtinë 23.05.2021