Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 27.09.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së gjashtë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së pestë të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së gjashtë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së pestë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore
ndaj: FC ”Drita” ; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes Drita – Gjilani. Në minutat 1 dhe 2 tifozët e FC ”Drita” kanë hedhur mjete piroteknike në tribunën lindore si dhe më vonë kanë hedhur mjete piroteknike tymosëse. Gjatë pauzës në meslojë, tifozët mysafirë të SC ”Gjilani ”, provokojnë ata të FC ”Drita”, të cilët pastaj vërsulen drejt njëri-tjetrit, ku pastaj fillon përleshja me shufra metali, me ulëse plastike (ishin prapa portave) dhe grushte, për çka pjesa e dytë e ndeshjes filloj me 15 minuta vonesë , derisa tifozeritë e të dy ekipeve ishin qetësuar. Në minutat 51, 58 dhe 59 u hodhën mjete piroteknike në tribunën lindore nga ana e tifozëve vendas. Pas shënimit të golit në min.66, tifozët e SC ”Gjilani” u futen në terren për të festuar golin me lojtarët mysafirë. Në min.75, tifozët e FC ”Drita” hedhin disa shishe PVC (të mbushura me ujë) në fushë. Në tribunën lindore ku ishte tifozeria e FC ”Drita”, janë shkaktuar dëme materiale: disa ulëse të thyera, rrethoja e dëmtuar, në toalete disa pllaka të qeramikës të thyera si dhe është dëmtuar dera e zhveshtores ku ishin të vendosur FC ”Drita”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita- Gjilani , personit për siguri të FFK-së si dhe xhirimit televiziv.
ndaj: lojtarit të FC ”Drita” me nr fanelle 2, Prince Balde dhe nr ID .014411M98; Motivi: Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita- Gjilani dhe xhirimit televiziv.
ndaj: SC ”Gjilani”; Motivi: Tifozët e SC ”Gjilani” provokuan ata të FC ”Drita”, si pasojë vërsulen ndaj njëra-tjetrës duke u përleshur me shufra metalike, ulëse plastike (ishin prapa porte) dhe grushtime. Me këtë rast janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturën e stadiumit ”Fadil Vokrri”. Para fillimit të pjesës së dytë tifozët e SC ”Gjilani”ndezin mjete piroteknike tymuese, si dhe dëmtojnë disa karrige në tribunën veriore të stadiumit, ku ishin të vendosur tifozët e SC Gjilani. Në min. 66, pas shënimit të golit të parë, tifozët mysafirë hynë brenda vijave kufizuese për të festuar golin me lojtarët e SC Gjilani. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita- Gjilani , personit për siguri të FFK-së si dhe xhirimit televiziv.
ndaj: lojtarit të FC ”Prishtina” me nr fanelle 21 Bleart Tolaj dhe nr ID.002292M00. Motivi; Goditje me bërryl në fytyrë ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli – Prishtina dhe xhirimit televiziv.
ndaj: lojtarit të KF Ferizaj me nr fanelle 3 Dardan Qerkini dhe nr ID.003887M91. Motivi: Pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuq, në shenjë revolte demolon derën e zhveshtores ku ishte i vendosur ekipi i Ferizajt . Sipas raportit të delegatit të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi B, Arbëria – Ferizaj.
ndaj: lojtarit të KF Vitia me nr fanelle 2, Ardonit Ismajli dhe nr ID.006410M01. Motivi: Grushton lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi B Vitia – Kika.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 27.09.2021