Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 01.10.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së shtatë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së shtatë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinor
ndaj lojtarit të KF ”Dukagjini” me nr fanelle 5, Elton Basri dhe nr ID.000816M87; motivi: Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Drita.

ndaj lojtarit të FC ”Llapi” me nr fanelle 23 Kushtrim Shabani dhe nr ID.000816M97; motivi: Në minutën e 58-të e shkelmon lojtarin kundërshtar në zonën e rreptësisë derisa topi ishte në lojë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi.

ndaj kryetrajnerit të FC ”Llapi”, Tahir Batatina me nr ID.001144M77; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcimin për media, akuzon referin e ndeshjes dhe ata të VAR-it për humbjen e ndeshjes ndaj Gjilanit. Sipas xhirimeve televizive.

ndaj lojtarit të FC ”Prishtina ” me nr fanelle 13, Erando Karabeci dhe nr ID.024567M88; motivi: Ndërhyrje brutale duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina – Ulpiana.

ndaj lojtarit të SC ”Gjilani” me nr fanelle 21, Muhamet Dubova dhe nr ID.000960M01; motivi: Ndërhyrje e rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Drita.

ndaj lojtarit të KF ”Fushë Kosova” me nr fanelle 23, Erblin Uka dhe nr ID.0005777M97; motivi: Në minutën e 85-të godet me brryl në fytyrë lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Fushë Kosova – Vushtrria.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 01.10.2021