Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 30.11.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 16-të të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 14-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe B edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 16-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 14 –të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe B edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor

ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC”Llapi” Muhamet Rexhepi me nr ID.001413M88. MOTIVI: Në minutën 90+, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke u futur brenda vijave të fushës, për çka ishte ndeshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Gjilani.

ndaj: Lojtarit të KF”ONIX” me nr fanelle 4 Gentrit Bislimi dhe nr ID.002816M98. Motivi: Në minutën 73 ofendon rëndë lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes të Ligës së Parë , Grupi A A@N-Onix.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Dukagjini” Altin Merlaku me fanelle 10 dhe nr ID 000787M93; Motovi: Ndërhyrje e ashpër në lojtarin kundërshtare në ndeshjen Drita – Dukagjini. Sipas raportit të delegatit tw ndeshjes.

Këshilla juridike: Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 30.11.2021