Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 01.02.2022, ka diskutuar për ndeshjen miqësore ndërmjet KF “Ramiz Sadiku“ – FC “Besa“, e zhvilluar me 16.01.2022 në Prishtinë. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohet ndeshja miqësore KF “ Ramiz Sadiku “- FC “ Besa “ me rezultatin 1:2 të arritur në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore

ndaj: lojtarit të FC “Besa” me nr fanelle 10, Uliks Spahija dhe nr ID 007193M04. Motivi: Në minutën e 87-të grushtim me lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

ndaj: lojtarit të KF “Ramiz Sadiku“ me nr fanele 15 Venhar Hyseni, dhe nr ID 010414M02. Motivi: Në minutën e 87-të grushtim me lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 01.02.2022