Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 22.02.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 20-të të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 15-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe B edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 20-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 15–të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe B edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor

Ndaj: FC ”Prishtina”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Me të filluar pjesa e dytë të ndeshjes, tifozët e FC”Prishtina” kanë ndezur fishekzjarre dhe të njejtat i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Prishtina- Ballkani dhe xhirimeve televizive.

Ndaj KF ”Trepça” . MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes , në minutën e 72 të ndeshjes, një person i pa autorizuar zbret nga tribunat dhe hynë në fushën e lojës duke ofenduar dhe kanosur gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça-Trepça’89.

Ndaj: Lojtarit të KF ”R. Sadiku ”me nr fanelle 1 Egzon Bislimi, dhe nr ID 001746M96. MOTIVI: Në minutën e 20 të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të pa lejuar, duke i mohuar mundësinë për gol ekipit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Ramiz Sadiku.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Rahoveci”me nr fanelle 19 Caner Gezimi dhe nr ID.001620M94. MOTIVI: Në minutën e 59 të ndeshjes, ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phonix-Ramiz Sadiku.

Ndaj: Drejtorit sportiv të KF ”Vitia ”, Miftar Miftari, ID nr.002762M96. MOTIVI: Në minuten e 75 të ndeshjes, ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vitia-2 Korriku.

Këshilla juridike: Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 22.02.2022