Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 30.08.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së katërt të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së dytë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së katërt të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së dytë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023 me rezultatet e arritura në fushë
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:
Ndaj: Zyrtarit të FC ”Drita” Fatos Ramadani nr ID. 01234M89. MOTIVI: Në minutën 90 ofendoi kryetrajnerin e KF ”Ferizaj” Arbnor Morina , me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita.

Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. MOTIVI: Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita.

Ndaj : Ndihmëstrajnerit të KF ”Trepça 89 ” Seid Onbashi nr ID . 010335M82. MOTIVI: Shan dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Seid Onbashi ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e fundit të pjesës së parë. Delegati i ndeshjes kishte kërkuar nga ai deklaratë me shkrim, por që kishte refuzuar kategorikisht. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Trepça’89 .

Ndaj: Lojtarit të KF ”Ramiz Sadiku”, me nr fanelle 11 Erduan Ibrahimi dhe nr ID.001218M02. Motivi: Ndërhyrje e rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes, Flamurtari-Ramiz Sadiku.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 30.08.2022