Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 06.09.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së pestë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së pestë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

ndaj: FC ”Ballkani”. Motivi: Tifo grupi ”Xhebrailat”, të vendosur në tribunën veriore kan demoluar tri (3) ulëse, ndërkaq në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër (4) mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është demtuar xhami (dritarja). Sipas raporteve zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe përfaquesëve të ekipeve.

ndaj: FC Prishtina. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. 15 minuta para fillimit të ndeshjes tifozët vendas ”Plisat”, kalojnë rrethojat e tribunës jugore dhe përmes stazës së atletikës, pa i penguar askush, vërsulen në anën veriore, në tribuna ku ishin tifozë mysafir ”Xhebrailat”, i sulmojnë fizikisht dhe si rezultat i kësaj përleshje tre (3) simpatizues të ekipit mysafir marrin lëndime trupore, njeri nga të cilët dyshohet të jetë lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë).
Tifo grupi ”Plisat”, në minuten e 8, ofendon në kor ekipin dhe tifozët mysafir, ndërkaq në minutat 13, 14 dhe 33 të njëjtit kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese të fuqishme, me ç`rast kanë dëmtuar barin sintetik. Në minutën e 15, një tifoz ka kaluar rrethojën dhe nga ana lindore përmes fushës së lojës ka kaluar në tribunën përendimore të stadiumit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe xhirimeve televizive.

ndaj: Lojtarit të KF ”Drenica” me nr fanelle 23, Ermal Veliqi dhe nr ID.006133M01. Motivi: Në minutën e 86, gjatë një dueli në ajr godet me brryl në fytyrë lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Ferizaj.

ndaj: Ndihmëstrajnerit të KF ”A&N”, Valbon Latifi nr ID.020706M89. Motivi: Në min 90+, pas një tollovie të shkaktuar nga lojtarët, futet në fushën e lojës dhe fyen rëndë referin kryesor dhe e shtyn me duar të njëjtin, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes A&N – Trepça.

ndaj: Lojtarit të KF ”A&N”, me nr fanelle 4, Vigan Rexhaj dhe nr ID.000172M93. Motivi: Në min 90+, fyen rëndë lojtarët dhe bankinën e ekipit mysafir, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes A & N – Trepça.

ndaj: KF ”Trepça”. Motivi: Në protokolin zyrtar të ndeshjes nuk evidentohet prezenca e mjekut, e që është obligim i secilit klub. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes A&N – Trepça.

ndaj: KF”Vushtrria”. Motivi: Në min 60, nga tribuna lindore hudhen shishe dhe kanaçe në drejtim të lojtarit mysafir të cilit po i ofrohej ndihma mjekësore afër tribunës pas një dueli me lojtarin kundërshtar, për çka loja ishte ndërprerë për tetë (8) minuta, derisa është zbrazuar tribuna lindore. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimeve televizive.

ndaj: Lojtarit të KF ”Istogu”, me nr fanelle 1, Egzon Lekaj dhe nr ID.004591M02. Motivi: Në minutën e 38-të, ndërhyn në mënyrë të pakontrolluar jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Liria-Istogu.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 06.09.2022