Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 01.11.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 14-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 12-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 14-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 12-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Menaxherit të FC ”Drenica”, Granit Koci nr ID.000944M91. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Ferizaj-Drenica, para hyrjes në lokalet zyrtare, fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes duke i thënë: ”Ju kanë dërguar të na dëmtoni qëllimisht”. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drenica.

Ndaj: KF ”Fushë Kosova”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Fushë Kosova-Vushtrria. Në minutën e 78-të të ndeshjes, ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë lojtari i KF ”Vushtrria” nr fanelle 20 Daut Maxhuni dhe derisa po largohej drejt zhveshtoreve disa tifozë vendas ”Pampurat”, kalojnë rrethojat e stadiumit dhe vërsulen drejt zhveshtorëve, tre nga të cilët hynë brenda duke tentuar ta sulmojnë lojtarin mysafir, por reagon policia dhe parandalon sulmin. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova-Vushtrria.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Fushë Kosova”, Nasuf Berisha me nr fanelle 4 dhe nr ID.004350M92. Motivi: Në minutën 30-të ,  shkakton ndërhyrje të pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova-Vushtrria.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 01.11.2022