Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 11.11.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 16-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 14-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 16-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 14-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC”Ballkani”. Motivi : Lëshim në organizimin e ndeshjes, pjesa e dytë vonohet 3 (tre) minuta për shkak të hudhjeve të gurëve në fushën e lojes. Në min 53-të , ndërpritet loja për 2 minuta me që kishte hudhje të gurëve në drejtim të tifozëve të skuadrës mysafire , po ashtu edhe në fushë nga ana e tifozëve vendas të cilët ishin jashtë stadiumit. Pas përfundimit të pjesës së parë në rrugë për në zhveshtore është fyer në kor nga tifozët vendas kryetrajneri mysafirë. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani – Llapi dhe xhirimit TV.

Ndaj: Menaxherit të paisjeve sportive të FC “Malisheva“, Binak Gashi nr ID 023773M63. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë gjatë rrugës për në zhveshtore përjashtohet nga banka rezervë, për shkak të sjelljeve jo sportive nga gjyqtarëve të takimit Malisheva-Prishtina. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

Ndaj: Nd/trajnerit të KF “ Vushtrria” , Tahir Ademi nr ID .000790M97. Motivi: Në min 83 vazhdimisht fyen dhe shan gjyqtarët e takimit , posaqerisht asistentin e parë, me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vushtrria – Vjosa.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 11.11.2022