Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 14.03.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 25-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 18-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 25-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 18-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Llapi”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas shënimit të golit në min 5-të, tifozët vendas të FC ”Llapi” hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa lojtarët dhe stafi teknik i FC ”Ballkani” po shkonin në zhveshtore, tifozët e FC ”Llapi” hodhën 5-6 shkrepsa në drejtim të tyre por pa e qëlluar askend. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi- Ballkani.

Ndaj: FC ”Ballkani”. Motivi: Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demoluan dhe dëmtuan më shumë se 150 ulëse dhe të njëjtat i hodhën në drejtim të shikuesve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast u lëndua një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe u dëmtua kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art Motion. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive.

Ndaj: Trajnerit të portierëve KF ”Ulpiana”, Apollon Ajeti nr personal: 1171619749. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes derisa gjyqtarët po shkonin në zhveshtore, ofendoi rëndë dhe akuzoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ramiz Sadiku – Ulpiana.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 14.03.2023