Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar , Isak Ejupi dhe
Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e mbajtur me 05.05.2023, ka diskutuar për regjistrimin e
ndeshjeve të xhiros së 32-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2022/2023. Pas
shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të
Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 32-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2022/2023,
me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga
protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të
ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të
prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi
për:

Inicime disiplinore:

Ndaj : FC ”Llapi” . MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 90+ gjatë festimit të golit nga
lojtarët e FC ” Drita ” , disa tifozë të FC ”Llapi” hudhen shishe PVC në drejtim të tyre. Sipas raportit te
delegatit të ndeshjes Llapi-Drita.

Ndaj : Lojtarit të KF ” Dukagjini” , Ardin Dallku nr fanelle 44 dhe nr ID..023571M94. MOTIVI: Në min 78-
të të ndeshjes, pas rishikimit te varit ndëshkohet direkt me karton të kuq për ndërhyrje të pa lejuar si
lojtar i fundit dhe mohimit të qartë të shënimit te golit Sipas raportit tw gjyqtarit kryesor tw ndeshjes
Gjilani – Dukagjini.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet të
Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij
Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 05.05.2023