Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e mbajtur me 17.05.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 34-t të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 26-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 34-t të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 26-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:
Ndaj : FC ”Ballkani”. Motivi: Në minutat 13,29,32,34 tifo grupi ”Xhebrailat”, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir, ndërsa në minutën 39, për të njëjtat arsye referi kryesor e ndërpret lojën për 5 (pesë) minuta dhe kërkon nga përfaqësuesi për siguri që të ndërpriten fyerjet, në të kundërtën duhet të zbrazet tribuna. Të njëjtit edhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa ekipi mysafir po shkonte në zhveshtore kanë vazhduar me ofendime në kor ndaj kryetrajnerit të ekipit të FC ”Llapi” Tahir Batatina. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Llapi.

Ndaj : FC”Liria”. Motivi: Në min 84, pas shënimit të golit nga ekipi vendas, lojtarët vendas festuan golin afër simpatizantëve të tyre, me ç`rast vije deri te një mosmarrëveshje në mes të lojtarëve të dy ekipeve dhe në këto momente simpatizuesit vendas të Lirisë filluan të hedhin shishe në fushën e lojës dhe në drejtim të lojtarëve të ekipit mysafir. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Liria –Drenasi.

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ” Liria” , Xhengiz Rexhepi nr ID.028979M82. Motivi: Në min 84 pas shënimit të golit nga ekipi vendas, hyn në fushën e lojës dhe ofendon lojtarët e ekipit mysafir, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Liria-Drenasi.

Ndaj : Delegatit të ndeshjes Vushtrria-Kika , Mentor Baliu. Motivi: Tejkalon autorizimet e delegatit të ndeshjes duke urdhëruar referin kryesor që ta ndërpres ndeshjen derisa të largohet përfaqësuesi zyrtar i ekipit mysafir në tribuna, ndërkohë që nuk kishte ndonjë arsye për këtë veprim. Kur përfaqësuesi zyrtar i KF ”KIKA” tentoj të futet në lokalet zyrtare për plotësimin e protokolit zyrtar të ndeshjes, delegati e urdhëron që të dal jasht dhe e largon nga lokalet zyrtare.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në vendimet të
Komisioni Disiplinori FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij
Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së

Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 17.05.2023