Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 22.08.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së parë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së dytë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së parë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: SC ”Gjilani”. Motivi: Në min 63, tifozët vendas hedhin një shishe PVC gjysëm të mbushur , për çka gjyqtari e ndërpret ndeshjen dhe shishen ja dërgon te delegatit. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Gjilani –Prishtina dhe xhirimeve televizive.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Fushë Kosova” , Valmir Kutllovci nr.fanelle 2 dhe nr ID.004244M94. Motivi: Në min 27, ndërhyn në mënyrë të rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Fushë Kosova.

Ndaj: Lojtarit të KF ”KIKA”, Donart Kastrati nr fanelle 1 dhe nr ID.007230M02. Motivi: Në min 44 të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar jashtë zonës së rreptësisë, duke ja mohuar mundësinë për gol lojtarit kundërshtar, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari-Kika.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Vllaznia P”, Erblir Avdiu nr.fanele 2 dhe nr ID.002782M96.Motivi: Pas shënimit të golit në min 51 , në shenjë proteste vërsulet dhe e tërheq për fanelle gjyqtarin kryesor, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vjosa-Vllaznia (P).

Ndaj: Drejtorit sportiv të KF ”Vllaznia P”, Ilir Zuka nr ID.011402M84. Motivi: Në min 53 të ndeshjes, në shenjë proteste shanë rëndë dhe ofendon gjyqtarin e ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarëve të ndeshjes Vjosa – Vllaznia (P).

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 22.08.2023