ffk-llogofin9 shtator, 2016 – Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 09.09.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
 
1.Ndaj KF “Drita” motivi (motivi- hudhje të shisheve PVC në fushë si dhe sjellje jo sportive drejtuar lojtarëve mysafirë si dhe tentim sulmi ndaj kryetrajnerit vendas në ndeshjen KF Drita – KF Llapi, e zhvilluar në Gjilan më date 07.09.2016) sipas raportit të zyrtarve të ndeshjes.
 
2.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Liria”, Erdogan Brando (motivi – edhe pse ishte në protokolin e ndeshjes nga bankina fyen dhe shanë treshen e referëve në ndeshjen KF Trepça – KF Liria, e zhvilluar në Mitrovicë më datë 07.09.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
3.Ndaj portierit të KF Dukagjini, Visar Haxhijaj me nr lic 1 dhe nr lib 7036 (motivi –ndërhyrje e palejuar e portierit si lojtar fundor në ndeshjen KF Dukagjini – KF Fushë Kosova, e zhvilluar në Klinë më datë 07.09.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
4.Ndaj lojtarit të KF Flamurtari, Fidan Hasani me nr lic 99 dhe nr lib 1/1152 (motivi-goditje me brryl e lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Vllaznia – KF Flamurtari, e zhvilluar në Pozharan, më datë 07.09.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
5.Ndaj lojtarit të KF Deçani, Kreshnik Lata me nr lic 5 dhe nr lib 9910 (motivi –goditje me brryl e lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Vitia – KF Deçani, e zhvilluar në Viti më datë 07.09.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.33 dt.09.09.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit te Garave të  Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti