Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 04.09.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 3-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj KF “Prishtina” – motivi – gjyqtari kryesor i ndeshjes është detyruar dy herë të ndalë lojën shkaku I lëshimit të muzikës në stadium duke u luajtur ndeshja e javës së 3-të në IPKO Superligë, Prishtina-Drenica, e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri” në Prishtinë, më datë 02.09.2018) – sipas nenit 93, paragrafi 1, pika F.
2.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Drenica”, Skender Mustafa me nr id 010189M66 – motivi – shtyrje me të dy duart në gjoks e delegatit gjatë shkuarjes në tunelin e stadiumit në ndeshjen e javës së 3-të në IPKO Superligë, Prishtina – Drenica, e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri” në Prishtinë, më datë 02.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË:
 Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.3 dt. 04.09.2018
 
 
Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 04.09.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M 
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 2-të të Ligës së Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj kryetarajnerit të KF ‘Bashkimi’ Koretin, Emin Bajrami nr ID001125M73 – motivi – pas shënimit të golit nga ana e vendasve në minutën e 77-të ka provokuar shikuesit mysafirë – sipas raportit të delegatit të ndeshjes Bashkimi – Kika, e zhvilluar në Koretin, më datë 02.09.2018.
2.Ndaj KF ‘Kika”, – motivi – tentimi i shikuesve për të hyrë në fushë dhe për ta sulmuar kryetrajnerin e ekipit vendas në ndeshjen Bashkimi – Kika, e zhvilluar në Koretin, më datë 02.09.2018.
3.Ndaj KF “Vushtrria” – motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes për shkak të hedhjes së shisheve PVC në fushën e lojës dhe tentim i një shikuesi për të hyrë në fushën e lojës, por falë reagimit të shpejtë të policisë është evituar rreziku.

KËSHILLË JURIDIKË:
 Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.2 dt. 04.09.2018.