ffk-llogofinKomisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje  Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  30.09.2016 , lidhur më regjstrimin e ndeshjeve të javës së 7-të për Kampionatin 2016/2017 , administroi tërë materjalin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në Futboll (Kategoria e sendorëve), andaj,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Prpozicioneve , nenit 68-të Rregullores së garave , si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto
 
V E N D I M E

1.Regjistrohet  ndeshja  e javës së 7-të e Vala Superligës së Kosovës në Futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatin e arritur në fushë ndërmjet KF Drita – KF Gjilani .
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 7-të  të  Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshja kishte një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve respektivisht për lëshim në organizim në ndeshjen Drita – Gjilani  dhe  duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së,
Andaj, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së  si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TE PROCEDURËS DISIPLINORE

 
1.Ndaj KF “Drita” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku ka pasur fyerje sharje në kor drejtuar tifozerisë mysafire si dhe hedhje të flakadanëve në fushë si dhe mjeteve tjera të forta në drejtim të policisë ku edhe është ndërpre ndeshja për disa minuta në ndeshjen KF Drita – KF Gjilani) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj KF “Gjilani” (motivi-fyerje sharje në kor drejtuar tifozerisë rivale si dhe hedhje të flakadanëve në fushë disa herë ku edhe është ndërpre ndeshja për disa minuta në ndeshjen KF Drita – KF Gjilani) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj kryetrajnerit të KF Gjilani” Arbnor Morina me nr lic 107 (motivi-largim nga bankina,  fyerje sharje drejtuar zyrtarëve të ndeshjes si dhe sjellje jo sportive duke shqelmuare kovën me ujë duke lëshuar fushën në ndeshjen KF Drita – KF Gjilani) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.05  dt.03.10.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
 
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti