Komisioni për ankesa në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Sitki Baftiu e Agim Bahtiri- anëtar, në mbledhjen e mbajtur me date 06.05.2016 (ditë e premtë ora 12,00 ) shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja të dates 06.05.2016 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor date 03.05.2016 në denim,in e lojtarit FISNIK PAPUQI më 5 ( pesë) ndeshje moslojë dhe për të njejtin duke iu referuar provave plotësuese , konform nenin 110 paragrafi 2 pika c sjelli këtë ;
V E N D I M
Ndryshon pjesërisht vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së pare date ; 03.05.2016 dhe lojtarit të klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja “ FISNIK PAPUQI me numër të librezës sportive 10115 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5 i zbritet dënimi nga 5 ( pesë ) në 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës për bazë pati materialin plotësues si dhe provat plotësuese të ofruara nga ana e pales së ankimuar dhe dhe për të njejtat duke iu referuar akteve normative, neni 110 paragrafi 2 pika të rregullores disiplinore sjelli vendim për ndyshimin e pjesërishem të komisionit të shkallës së parë datë, 03.05.2016.
Komisioni për ankesa në përbërje Afrim Prekazi – kryetar dhe Sitki Baftiu e Agim Bahtiri – anëtar, në mbledhjen e vet të mbajtur me date 06.05.2016 ( ditë e premtë ora 12,00 ) shqyrtoi ankesen e klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva të dates 06.05.2016 e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së pare date 03.05.2016 në dënimin e lojtarit DARDAN JASHARI me numër të librezës sportive 7149 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5dhe për të njejtin duke iu referuar provave shtesë – plotësuese , inqizimeve televizive dhe deklaratave plotësuese, bazuar në nenin 110 paragrafi 2 dhe 6 sjelli këtë ;
V E N D I M
Ndryshon vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së pare date 03.05.2016 dhe lojtarin e klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të librezës sportive 7149 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5 DARDAN JASHARI e Liron nga procedura e pezullimit, dhe së i njejti nga data e sjelljes së këtij vendimi , date 06.05.2016 ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës për bazë pati provat plotësuese prej nga konstatoi së komisioni i shkallës së pare pati kualifikim të gabuar juridik të vepres të pandehurit, prej nga edhe mori vendimin për pezullimin e procedures për kundërvajtje të lojtarit të lartëshenuar.
Prishtinë, datë 06.05.2016 Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.