ffk-llogofinKOMISIONI PËR ANKESA (i Shkallës së dytë) në përbërje Afrim PREKAZI,Kryetar, Agim Bahtiri  e Sitki Baftiu anëtarë, në tubimin e datës 11.04.2014, për të vendosur lidhur më Ankesën e FK “Lepenci” nga Kaçaniku në Vendimin e Komisarit të garave të Ligës së Parë, lidhur më regjistrimin e ndeshjës BALLKANI-LEPENCI, andaj bazuar në gjithë materialin e prezentuar në lëndë dhe në bazë të Rregullorës së garave muar këtë,
VENDIM
1.REFUZOHET si e pabazë Ankesa e KF “Lepenci” dhe Vërtetohet si i bazuar Vendimi i Komisarit të garave të Ligës së Parë lidhur më regjistrimin e ndeshjës BALLKANI-LEPENCI, më rezultatin e arritur në fushë,
Arsyetim
KF “Lepenci” nga Kaçaniku ka parashtuar Ankesë më më datën 19.03.2014, e cila është afatshme, e taksuar konstatuar se e njejta ka përmbushur konditat për t’u shqyrtuar në procedurën e rregulltë, andaj Komisioni pasi konsatoi këtë, të njejtat i mori në shqyrtim (bazuar në dispoziatat e nenit 54 al.1 i Propozicioneve të garave) dhe lexoi të gjitha shkresat e lëndes si dhe Protokolin e ndeshjes zyrtare te takimit Ballkani-Lepenci e zhvilluar në Suharekë, por edhe Vendimin e Komisarit të garave për regjistrimin e ndeshjës.
Në procedurën e administrimit të të gjitha provave Komisoni, bazuar në Protokolin e ndeshjës, Vendimin e Komisarit, dokumentacionin e licencimit të KF “Ballkani” për Kampionatin 2013/2014, ka konstatuar:
– Se mjeku i licencuar i KF “Ballkani” është i evidentuar në Protokol, argument ky i mjaftueshëm për fillimin e ndeshjës, se punën e kujdestarit të ndeshjës për dhënien e ndihmës së parë e ka kryer Fizioterapeuti i këtij Klubi, gjithashtu i licencuar para fillimit të Kampionatit, dhe nuk ka mundur të gjejë shkelje të procedurës së regjistrimit të ndeshjës nga Komisari (si organ i shkallës së parë) më rezultatin e arritur, ndërsa të dhënat e Ankesë së KF “Lepenci” nuk janë të mjaftueshme për prishjën e këtij Vendimi, sepse nuk kanë dhënë argumente të cilat e vërtetojnë atë që është shkruar në Ankesën e parashtruar.
– Vendimi është marrë bazuar në nenit 72 al.2 dhe 73 të Rregullorës së garave të FFK-së.
Nga sa u tha më lartë u vendosë si në dispozitiv të këtij Vendimi.
Ekpedimi i tij të bëhet përmes Buletinit zyrtar ndërsa publikohet në Webfaqen e FFK-së.
KËSHILLË JURIDIKE: Në Vendim nuk lejohet e drejta e ankesës, por në afatin prej 15.ditësh mund të parashtrohet kërkesë për mbrojtjën e akteve nomrative që i parashtrohet Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
KOMISIONI PËR ANKESA (Shkalla e dytë):
Afrim Prekazi,Kryetar, 2.Agim Bahtiri,anëtar, 3.Sytki Baftiu, anëtar,