Komisioni për ankesa i shkallës së dytë, në përbërje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Sitki Baftiu e Agim Bahtiri – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.06.2016 ora 12,00, shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaçaniku me numër 40 të dates 07.06.2016, e atakuar në zhvillimin e ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Ligën e pare të Kosovës në futboll ; VITIA – LEPENCI e zhvilluar me datë 05.06.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot me motivacion të aktivizimit të lojtarit të klubit të futbollit “ Vitia “ nga Vitia ; BESMIR XHIKA me numër të librezës sportive 306/8 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6 dhe për të njejtën duke iu referuar vendimit të komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë ( II ) të dates 04.03.2016 sjelli këtë ;
V E N D I M
Refuzohet ankesa e klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaçaniku me numër 40 e datës 07.06.2016 si e pabazuar
A r s y e t i m ;
Me rastin e sjelljes së këtij vendimi komisioni për ankesa për bazë pati vendimin e po të njejtit organ të sjellur me date 04.03.2016, ku si prova kishte shfrytëzuar deklaratat plotësuese të zyrtarëve nga ndeshja Ulpiana – Lepenci si dhe inqizimet televizive prej nga shihet së lojtari i pezulluar Besmir Xhika nuk ishte i implikuar në ekces ( ishte bërë identifikim i gabuar nga ana e shkallës së parë). Bazuar në të njejtat komisioni kishte ndryshuar vendimin e shkallës së parë dhe lojtarin e kishte shpallur të pafajshem (Rregullorja disiplinore neni 111 paragrafi 2 pika c)
KESHILLA JURIDIKE;
Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtruar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( Rregullores ) në afatin e paraparë kohor sipas akteve normative të FFK-së.
Prishtinë, date 09.06.2016 Kryetari: AFRIM PREKAZI