Foto e përbashkët (1)Sot në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë u zhvillua ndeshja miqësore revyale ndërmjet Veteranëve të futbollit të Kosovës dhe Veteranëve të futbollit të Gjermanisë. Në një ndeshje joshëse, ku në fushë zbritën ish-yjet e futbollit të dyja vendeve, fitores iu gëzuan gjermanët, me rezultat 6:1. Moti paksa i freskët për këtë periudhë të vitit si duket ndikoi edhe tek dashamirët e futbollit që të mos jenë në numër të madh në stadium për t’i parë dikur ish-yjet e futbollit gjerman, të cilët dëshmuan se janë shumë më të përgatitur se kolegët e tyre kosovarë. Golat për gjermanët i shënuan Sippel 5’, Von Heesen 9’, 34’, Seferi (ag.) 22’, Marz 45’ dhe Albertz 68’, derisa golin e vetëm për veteranët e Kosovës e shënoi Eroll Salihu, nga penalltia.
Kosova-Pas ndeshjes kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri falënderoi miqtë gjermanë për këtë ndeshje dhe shprehur bindjen se Gjermania do të jetë krahë i fortë i futbollit kosovar. “Nga një federatë siç është Gjermania që është kampione e botës, kemi marrë premtime se do të jetë zë i fuqishëm në projektet tona për pranimin ndërkombëtar, krahas ndihmave tjera që na kanë dhënë deri më sot. Të kesh një mike si Gjermania, është një përparësi e madhe. Ne kemi filluar me ALL Star Game me veteranë, por në një të ardhme shpresoj se në Kosovë ta kemi edhe reprezentacionin A të Gjermanisë në miqësore me Përfaqësuesen tonë. Ajo do të quhej ndeshje benificuese dhe shpresojmë se do të ndodhë në një të ardhme të afërt”, ka theksuar Vokrri.
GjermaniaSekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, që realizoi golin e vetëm për Kosovën, pohoi se kjo ndeshje është frytë i bashkëpunimit të mirë mes dy federatave mike.
Çast-2Ndërkohë, Genc Hoxha, i cili luajti nga minuta e parë u shpreh: “Janë shumë faktorë, të cilët kanë ndikuar që gjermanët të jenë më të mirë se sa ne. Ata luajnë vazhdimisht, pasi në Gjermani është edhe liga e veteranëve në të cilën luajnë të gjithë veteranët dhe normal që edhe e mbajnë formën e mirë. Kurse, ne luajmë shumë rrallë. Një faktor tjetër është edhe mosha, ku ne kemi qenë më të moshuar. Si dhe cilësia, e cila ka qenë në anën e tyre. Megjithatë, i falënderojmë për nderin që na kanë bërë dhe kanë ardhur për të luajtur me ne”, tha Hoxha.
Në anën tjetër edhe gjermanët patën përshtypje të mira. “Përshtypjet e para në Kosovë janë të mira, ndërsa ajo që më brengosi më shumë ishte tollovia në trafik. Njerëzit janë të mirë dhe të afërt. Patjetër që Kosovës duhet t’i lejohet të luajë, pasi që ju ka lejuar edhe Gjirblatarit”, tha ish-futbollisti i njohur, Olaf Marchal. Ndërkaq, Heiko Marz tha se u ndje mirë në Kosovë. “Ishte një ndeshje e mirë. Rezultati nuk është me rëndësi në këto takime. U ndjeva mirë që isha në Kosovë si pjesë e ekipit të Gjermanisë”, ka thënë Marz.
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Gjermanisë 6:1
Stadiumi i Prishtinës. Shikues: 250. Gjyqtarë: B. Kosumi, A. Shala, D. Çaka e A. Tahiri. Shënues: Salihu 40’ – Sippel 5’, Von Heesen 9’, 34’, Seferi (ag.) 22’, Marz 45’, Albertz 68’.
Kosova: Prapashtica, Sadriu, Burri, Seferi, Hoxha, Tovërlani, Krasniqi, Sahiti, Salihu, Kelmendi, Tortoshi. Luajtën edhe Tahiri, Abazi, Berisha, Morina, Rama, Namani, Kollari, A. Vokrri, Gjonbalaj, Hasani, Gjinali. Munishi. Trajner: Ajet Shosholli.
Gjermania: Unger, Burdenski, Reinke, Beinlich, Herget, Schulz, Albertz, Noëotny, Marschall, Von Heesen, Sippel, Marz, Dorner. Trajner: Holger Osieck.