27 tetor, 2021 – Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e veteranëve e ka përmbyllur pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar në Antalia të Turqisë, duke zënë vendin e tretë. Pas paraqitjes së mirë në fazën e grupeve dhe fitores në çerekfinale të këtij turneu kundër Antalya-s, 4:1, Dardanët veteranë kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë nga ekipi i veteranëve nga Iraku, me rezultat 1:2. Veteranët e Kosovës shënuan të parët, por më pas irakianët arritën të përmbysin rezultatin në pjesën e dytë dhe të kalojnë në finale. Të dy këto ndeshje u zhvilluan brenda një dite, gjë e cila pa dyshim ndikoi edhe në paraqitjen e ekipit, duke pasur parasysh edhe ritmin e lart të lojëve.