25 tetor, 2022 – Kombëtarja e veteranëve të Kosovës ka kaluar në çerekfinale të turneut ndërkombëtar të veteranëve në futboll “Master Cup Antalia 2022”.
Kombëtarja e Kosovës në një ndeshje të vështirë e me një lojë të ashpër nga kundërshtari dhe me referim të dobët, arriti ta mposhtë skuadrën turke Sanliurfa 63, me rezultat 2:1. Si pasojë e lojës së ashpër portieri Naser Prapashtica pësoi lëndim. Golat për Kosovën i shënuan Sheremet Isufi dhe Fitim Kasapi.

Veteranët e Kosovës në 1/8 e finales në turneun ndërkombëtar në Antalia

24 tetor, 2022 – Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e veteranëve është kualifikuar në çetekfinale në turneun ndërkombëtar “Master Cup Antalia 2022”. Ekipi i drejtuar nga Jusuf Tortoshi në dy ndeshjet e para ka shënuar fitore, derisa në ndeshjen e tretë në fazën e grupeve ka pësuar humbje, por ka kaluar tutje me 6 pikë.
Në ndeshjen e parë Kosova e mundi ekipin turk Gaziantep Beykent, me rezultat 2:1, me golat e Filip Kocit (18′) dhe Lulzim Berishës (21′). Në duelin e dytë veteranët dardanë fituan ndaj Antalias, me shifrat 1:0, me golin e Muharrem Sahitit, derisa në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup pësuan humbje nga skuadra turke Disa Kapak Diyarbakir, 1:2.