vokrri-fbunjakuDelegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri kryetar dhe Flamur Bunjaku anëtar i KE të FFK-së, të cilët po marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s që po mbahet në Mexico City, ka pasur një serë takimesh me kryetar dhe përfaqësueses të shumë federatave dhe sipas tyre ka një disponim të mirë të anëtarëve FIFA-s, që Kosova të pranohet në FIFA. Kongresi sipas rendit të ditës sot pritet ta shqyrtojë kërkesën e FFK-së për pranim dhe të marrë vendim për një gjë të tillë.