Shtëpia e Futbollit Evropian, UEFA dhe ajo botërore FIFA i kanë dërguar ftesë kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, që të jenë pjesëmarrës në cilësi të vëzhguesit në punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm të UEFA-s, që mbahet më 25 shkurt dhe atë të FIFA-s që mbahet më 26 shkurt.