vokrri-ministrikshalaSot më 6 gusht kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu u pritën nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. Krerët  e FFK-së e njohën misnitrin Shala për përpjekjet që FFK-ja po bën në ndërkombëtarizimin e futbollit dhe anëtarësimin në UEFA dhe FIFA dhe në këtë drejtimin minsitrin e njohën edhe për agjendën që kanë para vizitës dhe takimin që do të kenë në Nyon me zyrën ligjore në UEFA më 11 gusht për t’i shqyrtuar hapat e mëtejmë për t’i tejkaluar pengesat ligjore për pranim të plotë në UEFA. Duke qenë se pranimi në institucionet ndërkombëtare kërkon edhe përmirësimin e infrastrukturës në stadiumet tona, drejtuesit e FFK-së e njoftuan ministrin Shala, për gjendje aktuale të infrastuktuës me theks të veçantë për stadiumin e qytetit në Prishtinë,
duke i kërkuar ministrit që të angazhohet rreth përmirësimit të gjendjes në këtë stadium aq më tepër kur në shtator priten edhe ndeshje miqësore ndërkombëtare. Ministri Kujtim Shala shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij që të ndihmojë FFK-në në hapat e saj të metejmë si dhe do të bëjë çmos në përmirësimin e gjendjes në stadium.