foto 2Sot më  9 mars në orën 10.00, zyrtarisht delegacioni i FFK-së, kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, në selinë e UEFA-s, janë takuar me kryetarin e UEFA-s z. Michel Platini, ku edhe zyrtarisht dorëzuan dokumentacionin e aplikimit për anëtarësim në UEFA.
Përveç, kësaj krerët e FFK-së patën edhe shumë takime me departamente të ndryshëm të UEFA-s si Departamenti ligjor, Departamentin e Garave dhe Departamentin e Licencimit të klubeve dhe të tjerë.
Takimi ishte shumë përmbajtjesorë dhe i përzemërt.  Dokumentacioni i dorëzuar është vlerësuar lartë dhe të cilin para mediave e lavdëroi edhe vet z. Platini. Aplikacioni do  t’i dorëzohet  KE të UEFA-s në mbledhjen e radhës ku do të procedohet më tutje në instancat e UEFA-s deri në pranimin e plotë të FFK-së në UEFA.
 
Foto 1