Vokrri-Van Rhee Kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes Kosova-Haiti shtroi një darkë për zyrtarët e FIFA-S Z. Walter Gagg, këshilltar dhe i deleguari special i presdientit te FIFA-s z. Sep Blatter, drejtorit për sigurish Wilhelmus Van Rhee dhe mikut të FFK-së z. Jerome Champagne. Kryetari Vokrri i falënderoi shumë për ardhjen e tyre që kanë madhshtuar këtë ditë historike për futbollin e Kosovës, duke i siguruar ata që FFK-ja do të punojë maksimalisht për të arritur qëllimet e saj. Nga ana e tij z. Gagg duke falënderuar z. Vokrri për mikpritje ai ka falënderuar edhe të gjithë të tjerët, liderët institucional dhe mbarë qytetarët e Kosovës për një mikpritje tepër të ngrohtë duke theksuar se nga ajo që unë pashë këtu, futbolli i Kosovës ka një të ardhme të ndritur. Mendoj se të gjithë ishin në nivelin e duhur duke kryer secili detyrat e veta. Në anën tjetër drejtori për siguri që pati jë angazhim jashtëzakonisht të madh dhe një rol tepër të rëndësishëm  në këtë ndeshje, ka falënderuar FFK-në dhe popullin e Kosovës për mikpritje duke theksuar se Kosova dëshmoi se e do lojën e futbollit duke përçuar një sinjal të qartë se është e gatshme të merr përgjegjësitë për arenën ndërkombëtare. Ndërsa, z. Jerom ,  duke falënderuar kryetarin Vokrri ka thënë se ndjehet i lumtur dhe krenar që Kosova me këtë lojë arsyetoi plotësisht angazhimin tim për çështjen e futbollit të Kosovës. Në fund kryetari Vokrri zyrtarëve ë FIFA-sua dhuroi nga një fanellë të përfaqësueses.vokrri -ChampagneVokrrii-Gagg