vokrri-thaqipasfifasSot më 17 maj në vazhdën e takimeve me krerët e institucioneve të Kosovës, kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Bekim Haxhiu, anëtari i KE Flamur Bunjaku, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe trajneri i përfaqësueses së Kosovës Muharrem Sahiti u takuan me presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaqi dhe kryeparlamentarin z. Kadri Veseli.  Në takim me presidentin e vendit z. Hashim Thaqi, kryetari i FFK-së Fadil Vokrri e njoftoi presidentin për ecurinë dhe rrugëtimin e FFK-së në anëtarësimin në UEFA dhe FIFA, që ishte një rrugë e gjatë e plotë mundimet por që në fund u kurorëzuar me pranim të plotë. Po ashtu kryetari Vokrri foli edhe për hapat që FFK-ja po ndërmerr pas pranimit duke shpalosur prioritetet, siç janë aftësimi i dy stadiumeve ai i Prishtinës dhe stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, e ku ky i dyti ka nevojë emergjente për aftësim. Po ashtu u bisedua edhe për ndërtimin e stadiumit kombëtar. Po ashtu kryetari Vokrri shprehu edhe nevojën shumë me prioritet gjetjen e lokaleve ku do të vendosej FFK-ja se ka shumë për t’u bërë në periudhën në vijim e që kërkon njerëz dhe hapësirë më të madhe e funksionale.  Nga ana e tij presidenti i Kosovë z. Hashim Thaqi, duke i përgëzuar krerët e FFK-së për anëtarësimin e FFK-së në mekanizmat ndërkombëtar premtoi mbështetje të parezervë për të gjitha nevojat e FFK-së. Ai tha se FFK-ja në krye me Fadil Vokrrin ka bërë një punë të shkëlqyeshme  dhe meriton respektin dhe kujdesin e shtetit  në punën e saj. Në fund kryetari Vokrri i dorëzoi presidentit Thaqi një fanellë me numrin 9.
vokrri-veseliEdhe në takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli krerët e FFK-së, i shprehen rrugën dhe vështirësitë që pati FFK-ja të dalë nga izolimi një çerek shekulli e për të cilën i  sakrifikuan shumë breza, por që në fund ky mund u shpagua ndonëse me vonesë. Edhe kryeparalamentarit Veseli, kryetari Vokrri, i tregoi për detyrat që e presin FFK-në në vazhdim  me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturë dhe në miratimin e disa ligjeve me prioritet për sportin, siç janë Ligji për sponsorisim, ai kundër huliganizmit dhe Ligji për menaxhimin e objekteve sportive. Nga ana tij duke i përgëzuar krerët e FFK-së për punën e madhe që kanë bërë në anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u afroi gjithë ndihmën e tij duke ju ofruar edhe disa modalitete të zgjidhjeve të disa çështjeve me prioritet për futbollin e Kosovës. Kryeparlamantari Veseli tha se duhet t’i bashkërendismim veprimet dhe të punojmë së bashku në të mirë të futbollit.
Gjatë qëndrimit në hapësirat e Kuvendit drejtuesit e FFK-së u takuan edhe me nënkryetaren e Parlamenti evropian Ulrike Lunacek, e cila po qëndron në Kosovë dhe gjatë një takimi të shkurtër ajo i përgëzoi krerët e FFK-së për punën që kanë bërë dhe anëtarësimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. Ndërsa , kryetari Fadil Vokrri falënderoi znj Lunacek për mbështetjen që ajo dhe Parlamenti Evropian po i japin shtetit të Kosovës.
vokrri-lunacek
thaqivokrripasfifas1 vokrri-thaqike
kadriveselivokrri